Kreu Panair Letërsia shqipe e pranishme në Panairin Ndërkombëtar të Librit Ryad-Arabia Saudite

Letërsia shqipe e pranishme në Panairin Ndërkombëtar të Librit Ryad-Arabia Saudite

Shkrimtari Ylljet Alicka ftohet në hapjen e Panairit Ndërkombëtar të Librit Riad-Arabia Saudite.

Nga data 2 deri në 11 Tetor po zhvillohet në Ryad, kryeqyteti I Arabisë Saudite, Panairi Ndërkombëtar i Librit, një ndër panairet më të mëdhej të botës arabe dhe jo vetëm.
Ky Panair vizitohet mesatarisht nga 1 milion e 500 vizitorë.

Kujtojmë se krahas shkrimtarit Ismail Kadare, letërsia shqipe ka zgjuar një vëmendje gjithnjë në rritje të botës arabe.
Vitet e fundit janë botuar e përkthyer nga shqipja në gjuhën arabe shkrimtarët Besnik Mustafaj, Ylljet Alicka, Ben Blushi dhe Diana Culi.

Vitin e kaluar në Panairin e Librit Xhedah të Arabisë Saudite ishte i ftuar dhe shkrimtari Ben Blushi.

Exit mobile version