Kreu Të ndryshme Inagurohet Biblioteka “Zoja e Shkodrës”

Inagurohet Biblioteka “Zoja e Shkodrës”

Sikur historia na tregon, në Shqipëri kultura e të shkruarit zë fill me meshtarët katolikë, fillimisht me atë që jetonin, studionin dhe shërbenin jashtë (nga Buzuku, deri te Barleti) e pastaj, me të tjerët që brenda Atdheut ditën të shërbenin në të mirë të Tij dhe të Zotit. Mes tyre, i pari që duhet përmendur është Atë Fishta, por nuk duhen lënë në harresë të tjerë si dom Ndoc Nikaj, autori i të parit roman shqiptar.

Pikërisht në famullinë ku i pari romancier shërbeu, ditën e hënë me datë 21 tetor, kur Kisha përkujton “Zojën e Shkodrës” u inagurua një bibliotekë me emrin e Saj e cila do të jetë në dobi të qytetit, si një ambient i ri që i shërben kulturës.

Për të krishterët, biblioteka ka një kuptim sa kulturor, aq edhe shpirtëror pasi vetë Krishti është Fjala që mishërohet në humanizmin tonë. Prandaj qëllimi i kësaj Biblioteke është të aftësojë dhe ta lartësojë njëriun në Fjalën.

A. D.

A.D

Exit mobile version