Kreu Arte pamore Dorian Koçi: Portreti i rrallë i Skënderbeut dhe vazoja e Kastriotëve në...

Dorian Koçi: Portreti i rrallë i Skënderbeut dhe vazoja e Kastriotëve në Leçe

Shtatëmbëdhjetë artefakte nga Muzeu Historik Kombëtar i Shqipërisë, që lidhen me periudhën e Skënderbeut, si dhe artefakte e dorëshkrime të panjohura nga shqiptarët të mbledhura nga muzetë italianë, janë ekspozuar në Muzeun Castromediano në Leçe.
Ekspozita “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” (“Skënderbeu. Një hero shqiptar në Puglia” u çel më 20 dhjetor në bashkëpunim me Polo Biblio-Museale të Provincës së Leçes, Muzeun Castromediano në Leçe dhe Ambasadën e Republikës së Shqipërisë në Itali dhe do të mbyllet më 3 shkurt 2019. Muzeu Historik Kombëtar u paraqit me objekte dhe libra kushtuar figurës së Heroit tonë Kombëtar, si me riprodhimin e Përkrenares dhe shpatës së Skënderbeut, por edhe armë të asaj periudhe. Drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dorian Koçi u shpreh se: “Kjo ekspozitë erdhi si fryt i marrëveshjes ndërmjet Muzeut Historik Kombëtar, Museo Civico di Bari dhe Polo Bibliomuseale të Rajonit të Pulias nën kujdesin e Fondacionit Gramsci në Pulia.” Sipas dretorit të MHK-së, Koçi, ekspozita u çel me qëllim që të fillohet promovimi i përbashkët i njohurive të iniciativave historike nëpërmjet përgatitjes së ekspozitave dhe promovimin e projekteve kërkimore, duke e imagjinuar Adriatikun jugor si një distrikt të vërtetë kulturor, në të cilin integrohen ndërmarrjet e nismave të përbashkëta të pranishme në territore të ndryshme, duke marrë pjesë së bashku me thirrjet evropiane. Dorian Koçi gjatë një interviste për “Shqiptarja.com” e konsideroi ekspozitën “Scanderbeg. Un eroe albanese in Puglia” si një mundësi të çmuar për të reflektuar mbi marrëdhëniet historike që Heroi ynë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu ka pasur me rajonin e Pulias dhe dokumentet unike që janë mbledhur nga pala italiane për këtë ekspozitë. “Këto na japin fakte të rëndësishme historikë për periudhën e Mesjetës.”, deklaroi Koçi, i cili flet për artefaktet më të rralla të kulturës dhe historisë shqiptare, të para këto me syrin e një studiuesi, që gjenden në territoret e vendit fqinj, Italisë.

Exit mobile version