Kreu Letërsi Shënime mbi libra Dhimitër Pojanaku: Arie për tre

Dhimitër Pojanaku: Arie për tre

“Dialog” me romanin “ Kënga e zogut të parajsës” të I. Haxhillarit

Si të erdhi ndërmend ky titull?!

Ja, më zbriti nga lart siç të vjen ty prej qielli hyjnishëm poezia.

Nuk është koha për mua tani po më thuaj, të jetë ky zog ajo çafka e bardhë që me këmbkat e brishta zgjon e shtie nga ngasje gurët buzë liqenit apo zogu  pehlivan mbi trupin pe të kallamishteve…

Ndoshta…

Ndoshta nuk është përgjigje ndaj po vazhdoj, 

E kuptoj që nuk jemi para parajsës në kuptimin e  mistikës fetare, pra jo në qiell, por një  vend në toke, i bukur, i begatë, vend ku lulëzojnë kopshtet e Versajës, ku lumturia nuk ka haberin nga bien ose nga jetojnë brengat…

E shohin të gjithë atë zog?!

U pendova për këtë pyetje kaq naïve por ish tepër vonë për ta shuar.

Ai mohon. Vetëm të dashuruarit thotë pas çaste meditimesh.

S`mund t`i thoja që e dija se vetë e kërkova.

Ku e ngre folene ky zog? Tek krahërorët e tyre fle e zgjohet dhe kërcen mbi fijet e holla të ndjenjës?

Sa pyetje paske sot!

Bëra sikur nuk  dëgjova dhe eca më tej, 

E kam dëgjuar këngën e këtij zogu sa here kur dashuria i zbukuron dhe marros ata të dy se ju u jepni ngjyra si pendet e palloit, ku   ohhhhh-et dhe  ahhhh-et  përkundin shpirtin si koralet  nga trazimet e detit…

Por kur njëri nga të dashurit është plagosur diku, kënga e  zogut a bëhet trishtuese? Nëse po, çfarë timbri i merr zëri?

Ai më sheh i çuditur.

Po kjo pyetje nga doli?!

Nuk di i thashë, ka kohë që më tundon. Kam pyetur fotografët  e discaver canal, që jetojnë në botën e zogjve, po ende nuk kam marrë përgjigje. Vetëm dje me shkroi njeri që vëzhgon zogjtë buzë Rinit. Më rrëfente se kurrë nuk kish dëgjuar një këngë vaji nga pothuaj të gjithë llojet e zogjve. Ose, më shkruante, janë tepër të zotë të fshehin pikellimin nën ca arie të pakrijuara ende nga ne njerëzit…ose nuk e di…

Mjaft heshte duket sikur po dailogoj me veten…

Po e riperserit pyetjen që më rri si ankth:  kur dashuria që e lind këtë zog  tronditet nga jashtë si nje lule që çel pa erdhur pranvera e dimri xheloz  hakërrohet,  zogu ku shkon,  si rron dhe  a mund të rrojë  dot pas kësaj  pa tingëllimin e takave të Asaj në bulevard, pas mbarimit të  dridhjeve të zemrave në takime si kriveci që cimbis liqenin, pas humbjeve të shpirtrave tek njeri tjetri, pas renies nga qielli i shtatë?! 

A rron vallë?!

Po e zëmë se ata  dy të tutë  kuptosën  portën e kështjelles, ata e dinë  se e kanë vetë në dore fatin e tyre, po me fatin i zogut që ata e kanë mbi pëllëmbët  çdo bëhët si do i shkojë filli?

Se ju të tre duhet të më përgjigjeni.

Çdo të thuash me të tre?!

Po a nuk i lindte ti  të dashuruarit gjer në dalldi?!

Ata pastaj, nga tharm i dashurisë, a u nuk lindën zogun e parajsës?!

Fundja  ata të dy le të bëjnë ç’të duan le të vuajnë bluarjen nga kujtimet po deshën, unë nuk dua që ai zog të mos bjerë nga parajsa, është aq i mitur, i brishtë,  do i therin krahët,   do i meket zëri, do i shuhet…

…dua të jetojë ky zog më dëgjon?!  E dua të gjallë se nuk është prej mishi e kockash por është krijuar nga flluska prej drite,  nga regëtimi i damareve kur vërshon gjaku i ekstazës…

Ai nuk ka pendë por krahë pa fund fluturash të ylberta, ka prushërimin e valës mbi valë, dritën e hënës kur është plot pesëmbëdhjetë…

Mos e lër të vdesë atë zog, hyr në zjarrin e shuar përcëllo duart mblidh xixat dhe rilinde më dëgjon?!

Në vend të më përgjigjej tha,

Seç kam një trokitje të pazakontë në tëmtha.

Doja t`i thoje se ti që ke miq për kokë ata të dy, zëre se ke kyçet e farmacisë në dorë dhe gjen çdo ilaç  por atypëraty, ndërrova mendje. Nganjëherë një shaka që mendon se do sjellë alegri, mbjell mërzi njësoj si humori i hidhur.

Çou i thashë, një shëtitje mbase t`i largon trokitjet…

Unë po rri edhe pak, ti e di, “ vetmine kam lluks”.

Vuri në buzë një buzëqeshje të lehtë si të thosh mirëutakofshim dhe iku.

Më dukej sikur hapat e ngadaltë dhe të rëndë ja diktonin mendimet.

Ish një diell prilli përvëlues…mbi tela dy zogj po humbnin  mbi krahët e njëri – tjetrit, të bukur jeni u thashë, dashurohuni  por unë po kërkoj zogun e parajses?

Ku mund të jetë tani?!

Ku rron?!

11prill 2024

Exit mobile version