I njohur si mësuesi i atë Gjergj Fishtës, Atë Leonardo de Martino nuk ishte vetëm një klerik që ndoqi shkollimin e Zef Ndokës deri kur ai u bë atë Gjergj Fishta. Ai qe arbëreshi që e njihte shumë mirë gjuhën shqipe, po aq mirë sa edhe italishten. Dhe pikërisht falë kësaj njohjeje, shërbeu për shumë kohë në trojet arbnore.
Ernest Koliqi në studimin e tij të botuar herë pas here në L’Albanie libre gjatë viteve 1954 – 1961 që më vonë do të ribotohej nën titullin Dy shkollat letrare shkodrane flet edhe për De Martinon:
“Fati deshti qi ky Arbnesh, i ardhun nga kolonít italo – shqiptare, piknisht nga Greci i Puljes, t’ishte paraprisi i asaj lëvizjeje ndër letrar t’ona qi muer shembull e frymzim nga pasunija shprehëse popullore. Të gjithë e diejnë se ende sot n’Italí jetojnë dyqindmij Shqiptarë, të cilët e lanë tokën e të parëvet kah mjedisi i shekullit XV e qi gjithënji flasin shqip dhe ruej në zakonet e gojdhanat e kostumet shqiptare, tue i paraqitun botës nji shembull të mrekullueshëm qindrese besnike ndaj atdheut t’origjinës.
Leonard De Martini preku s’pari tokën e stërgjyshave në vjetin 1865 i veshun me zhgunin e Shën Françeskut dhe i frymzuem nga nji qellim i naltë misjonar. Siellte me vete në shpirt edhe dëshirin e ndezun, qi kurr s’ishte shkimë ndër italo – shqiptarë, m’e pá Shqipnín të lirueme nga zgjedha e osmanllijvet dhe të këthyeme në rendin qi i perkitte, zojë në vete, e nderueme në mes shoqeve të Ballkanit. Banimi i tij i gjatë në Shkodër e ndër rrethe e vûni në gjendje me xânë mirë gegnishten. Ai la djalektin arbnesh e zgjodhi djalektin gegë si gjuhë shkrimi. Kaloi shum mot në Kuvend të Troshanit. Kuvendi i Troshanit, në kufi ndërmjet Zadrimës e Mirditës, qe nji folé e nxehtë pej kah çilën flatrat për fluturime t›epra shum Etën Françeskaj. Përveç Fishtës, aty poqen e forcuen vetít e rralla Gjeçovi, Emzot Prendushi, At Anton Harapi, Pashko Bardhi dhe nji tjetër tubë mâ e re poetënsh e letrarësh, qi në çdo fushë i a zbardhen faqen kombit. Ernat e maleve fryjshin në trême te Kuvendit tue sjellun të fshâmet e nji populli fisnik harrue nga Europa në prangat e Lindjes. Zadrima pjellore, e begatëshme, e blerët çilej para dritoreve të qelíve ku regulltarët lodhshin menden mbi libra të dijes e të fés…
…At Leonardi fjalët dhe frazeologjín i mori mâ të shumten nga banorët e Zadrimës dhe, për të parën herë, shtîni e bâni me gurgullue në letërsin t’onë valen e shprehjeve popullore. Frêni i artit vepronte i fortë në tê. Ai hartonte vjesha n’italishte qi janë të shenueshme. Ishte i ushqyem me kulturë klasike. Në shqipe qe ndër mâ të parët, qi me guxim kunorzue nga suksesi mâ i plotë, vûni dorë në përkthime të vishtira nga auktorët mâ të përmendun italjanë. Në vjerrsha patriotike ase me subjekt fetar shtînte në përdorim nji pasuni bukur të gjânë fjalësh. Trajtat metrike, mâ të ndërlikueme t’italishtes i shartoi mâ i pari në vargënim t’onë…”
Sot do të ndalemi në këtë aspekt tijin, poetin. Në Bibliografinë e Librit Shqip të Bibliotekës Kombëtare gjejmë tre tekste që i përkasin atij. I pari është në librin Do t’lutna e do khangh ci knohen n’congretazion t’Zois n’Sckoder, botuar në vitin 1879, në faqen 78 – 80 të të cilit gjejmë poezinë Scêites Cecilie e cila, sipas shënimeve i përket Atë Lenoardo de Martinos[1].
Së dyti, “L’arpa d’un Italo – Albanese” (Beita Arbnoore t’pater Leonard de-Martinit M. O, Missionaar Apostolik/ SckjUptaar prei Italies) , botuar nga Tipografia Dell’ Ancora në Venezia në fitin 1881. Në të përfshihen korrespondenca e autorit, pjesë tijat në prozë si dhe disa prej poezive të tij.
Ndërsa së treti, gjejmë edhe tekstin e mëposhtëm, titulluar Arbnorve t’kerscten t’griscun festuer per diten e kremte te t’Mrekuλores Ɛojs Ruɛare prei Pompeit ci lutet n’Kisc t’Francekajvet te Arra – Ma℥e n’Sckoder, botuar në vitin 1896.[2] Po e paraqesim me grafemat origjinale, duke sqaruar paraprakisht fonemën gjegjëse në shqipen e sotshme:
λ – ll
℥ – dh
℥℥ – th
ȣ – y
Ɛ – z
Èni e gɛoni, o dielm te rii;
Gɛoni, burra; gɛoni, graa:
Èni e scifnie vet me sȣȣ
Ket lulɛim ci sot nau bâa !
Sot âsct dita e Ɛojs Ruɛare,
Reginesc ci rrì n’Pompei;
Dieλ i rii ci scekλin mmare
Per u℥ t’Ɛotit do t’a k℥℥ei.
Assi Dieλit ksai mahâλe
Bar℥ gni rreɛ i kaa tokue;
Si florii po i ndritka n’bâλe
Gj℥℥ ket popuλ m’e scelbue.
Arra – Ma℥e, o mâ s’ankove
Se kee voit si grue e vêi:
Ti gj℥℥ Sckodren sot gaɛmove
Me ket drit ci m’tȣȣ sckelɛei.
E ti, Sckoder, me sckodrane,
Dielm e varɛa e me c’ka kee,
Mâ mos kiâi, se e Lumia Nane
Tek er℥ prap me nnej nder nee.
Er℥ nder nee me ‘i emn te rii,
Pra t’a lussim, t’a levdoime;
Ku jee, o Sckodr e gj℥℥ Arbnii,
Ɛojn Ruɛare t’a nneeroime!
T’ a nneeroim me mesc, me urate,
Me lemoscna e ɛemmra dlira,
Me c’ka t’keet nieri takate,
Me kunghima e vepra t’mira.
As po i knnoni nder gazete
Mrekuλiit ci bân pa prâa?
Sâ gj℥℥ nierɛit per t’vertete
Habit jessin ne dȣrgnâa!
Scpirtit, korpit nder nevoje
E℥è nee kaa me na ℥anun;
T’i bessoim por s’Lumes Ɛoje,
Se pa nnim s’kaa me na lanun.
Lumt ju, o dielm e Sciocjenii,
Ci nnen hije t’assai luftoni!
O! sâ miir me kac dasctnii
Po i scerbeni, po e festoni!
Basc ne terr kȣȣ hȣλ na duoli
Prei s’Tinɛot, si kiè nevoja;
Ac lumnim se kusc nae suoli
Per t’ghiat mot nae ruite Ɛoja.
Ɛoja e Lume me scium hiire
Ja scperbleft ne tieter jete,
Basck me g℥℥e sâa t’bâamiire
Ci i nnimoin ne ket sebete.
Fàlemi, Mrii! – Po t’lut kersctnimi,
Ti lumnòe Papen LUÀNE!
Ci Ruɛaren posi trimi
T’a kaa nneɛun per gj℥℥ âne.
Èni, o t’vorfn e ɛotenii,
Te’ Arra – Ma℥e, èni tue ngâa;
Èni e scifnie vet me sȣȣ
Ket parrîɛ ci sot nau bâa!
O sckjȣptar, ci po i kennoni
Kto dȣ bêita per Ruɛare,
N’ɛenmer kurr mos i harroni
Ci po u kiân motin e pare!…
Me kto arm per dit ne doore
Tue nneer Ɛojn kini fitueme:
Feen e Atnimin tue dasct proore
N’tok e n’Cieλ jini t’gaɛmueme!
[1] Shiko Markus W. E. Peters, “Der Älteste Verlag Albaniens und sein Beitrag zu Nationalbeëegung, Bildung und Kultur : die “Buchdruckerei der Unbefleckten Empfängnis” zu Shkodra: (1870-1945)”, Hamburg, 2007, f. 541-542
[2] Arra e Madhe është një nga lagjet më të vjetra të Shkodrës ku ndodhet edhe një kishë françeskane kushtuar pikërisht Zojës Rruzare.