Kreu Letërsi Botime të reja Ombra GVG sjell në shqip romanin “përtej” të Natsuo Kirino

Ombra GVG sjell në shqip romanin “përtej” të Natsuo Kirino

Nga Anisa Trifoni

NATSUO KIRINO lindi në vitin 1951 në Kanazawa. Ajo ishte një fëmijë shumë i gjallë dhe që herët shfaqi grimca të talentit të saj si shkrimtare.  Kirino u diplomua për drejtësi megjithatë punën si shkrimtare e nisi rreth moshës 30-vjeçare, kur filloi të shkruante romane në zhanrin romantik. Por meqenëse ky zhanër nuk ishte fort i pëlqyer në Japoni, ajo u përqendrua veçanërisht në trillerat psikologjikë, ku pothuajse menjëherë vendosi reputacionin e saj si një ndër shkrimtaret e pakta të këtij zhanri, veprat e të cilave shkojnë përtej romaneve konvencionale të krimit. Fakt ky që pasqyrohet në çmimet e shumta që i janë akorduar, të tillë si: “Çmimi i Madh në Letërsinë e Krimit” për romanin “Përtej”, Çmimi Naoki për “romanin “Soft Cheeks ”, Çmimi Izumi Kyoka për romanin “Grotesque” etj. Veprat e saj janë botuar në njëzet e tetë gjuhë në mbarë botën madje një pjesë e tyre edhe janë ekranizuar. Që nga ajo kohë, Kirino ka shkruar shumë romane si dhe vëllime me tregime, të cilat janë tepër të vlerësuara për portretizimin e personazheve por veçanërisht për këndvështrimin unik mbi shoqërinë japoneze pas kolapsit ekonomik.

Fokusi i saj tek gratë dhe lidhja e tyre me krimin ka frymëzuar dhe motivuar zhanrin e misterit që nga fillimet e 1990-ës. Duke i bërë gratë personazhe kryesore në historitë e krimit, ajo na sjell përvoja dhe këndvështrime të reja mbi zhanrin në fjalë. Romanet e saj vënë theksin në demaskimin e pamëshirshëm dhe të vazhdueshëm të anës së errët të shoqërisë moderne japoneze. Një tjetër synim i Kirinos është edhe zbulimi i aspektit social dhe psikologjik i të huajve që jetojnë në Japoni. Rrëfimi i autores favorizon dykuptimësinë, me ato nuancat e veta lakonike e të errëta, ku e keqja merr hov në atë sfondin gri të një Japonie moderne, e mbërthyer nga stanjacioni ekonomik dhe tjetërsimi shoqëror. Një temë qëndrore që përshkon tejpërtej romanet e saj është vetmia e thellë e përsonazheve, që buron nga vështirësitë ekonomike, mungesa e vlerësimit nga familja dhe nga shoqëria, mungesa e një familje të fortë etj. Po ashtu, ideja e parasë që shkatërron familjen dhe romanticizmin është një tjetër temë e hasur gjerësisht në trillerat e Kirinos. Në mungesë të dashurisë në marrëdhëniet njerëzore, paraja mbetet mjeti i vetëm nëpërmjet të cilit personazhet kërkojnë të përcaktojnë statusin e tyre në marrëdhënie me njëri-tjetrin. Stili i Kirinos vjen i ftohtë, i shkëputur, por gjithsesi i vëmendshëm dhe tejet i drejtpërdrejtë në të njëjtën kohë.

Kliko për të blerë tani

Një nga romanet e saj më të vlerësuara është romani “Përtej”. I konsideruar si një kryevepër e suspansës letrare Përtej” evokon presionin dhe paragjykimet e shumta që i shtyjnë gratë në ekstrem. Autorja na e servir këtë me një ndjenjë empatie dhe humanizmi duke na lënë të kuptojmë se personazheve nuk mund ti vemë thjesht një etiketë të tipit i mirë apo i keq pasi kanë shumë më tepër nuanca se aq; janë natyra shumë komplekse. Një tjetër element që spikat dukshëm është edhe diskriminimi i ashpër gjinor që përshkon thuajse të gjithë romanin duke u shfaqur ku më pak e ku më shumë në jetët e personazheve kryesore.

Më konkretisht, ky roman trajton jetën e katër grave të zakonshme që punojnë në turnin e natës në një fabrikë të paketimit të ushqimit. Të rënduara nga borxhet e shumta dhe pa dashurinë dhe mbështetjen e bashkëshortëve apo fëmijëve të gjitha thellë-thellë brenda vetes ëndërrojnë të gjejnë një rrugëdalje. Jeta e tyre ndryshon në mënyrë drastike pas një incidenti të dhunshëm. Njëra prej grave, Jajoi, vret bashkëshortin e saj abuziv, kumarxhi e  imoral. Dhe duke mos dashur që incidenti të dalë në dritë, ajo kërkon ndihmë nga shoqja e saj Masako për të hequr qafe trupin. Kjo e fundit pranon (e ndihmuar edhe nga dy të tjerat), veçanërisht e shtyrë nga keqardhja për Jajoin, e cila ka edhe dy fëmijë të mitur. Mbulimi i krimit bëhet shkaku kryesor i shkatërrimit të miqësisë dhe jetëve të këtyre katër grave, të cilat tani i frikësohen jo aq policisë se sa vetë Jakuzës që i është vënë pas. E ndërkohë që përballen me kaq shumë vështirësi secila prej tyre zbulon tek vetja një anë të errët që nuk e dinin se ekzistonte. “Përtej” pasqyron një qasje të drejtpërdrejtë e të paepur në kthinat më të errëta të shpirtit njerëzor, duke u kthyer në një paralajmërim shqetësues se dëshira e dëshpëruar për liri mund të shtyjë  edhe personin më të zakonshëm të bëjë të paimagjinueshmen.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Virion Graçi: Peizazhi − rrëfimtari i rrezikuar

Jasunari Kavabata Njëri nga romanet më të mirë të nobelistit japonez Jasunari Kavabata “Vendi i dëborës” më jep...

“Uji, e gjithë pesha e tij” tregim nga Roxane Gay

Uji dhe dëmi prej tij nuk i ndaheshin Biankës. Kurdo që ngrinte sytë lart, kudo që ngrinte sytë lart, njollat e ujit shfaqeshin...

Joachim Röhm: Pa një karrierë solide në vendin tënd s’mund të përpiqesh “të pushtosh botën letrare” në Europë apo Amerikë

Intervistoi: Violeta Murati Ju jeni një përkthyes i rrallë i shqipes, të cilën e njihni mirë, në gjuhën gjermane. Një...

Drita dhe errësira e çmimit Nobel 2019

nga Rafia Zakaria (CNN) “Ju e dini se ishim ne që ju mbrojtëm për shekuj me radhë nga hordhitë...