Kreu In memoriam Ylljet Aliçka: Filmi “Parullat”, bashkëpunimi i paharrueshëm me Gjergj Xhuvanin

Ylljet Aliçka: Filmi “Parullat”, bashkëpunimi i paharrueshëm me Gjergj Xhuvanin

Ndarja nga jeta e regjisorit Gjergj Xhuvani është një humbje e madhe për kinemanë e re shqiptare. Ai ishte përfaqësuesi më i mirë i një kinemaje realiste, si dhe një nga regjisorët më të mirë të brezit të ri, që diti të trashëgojë vlerat më të mira të realizmit, i pandikuar nga rrymat snobiste ose ekzibicioniste. Gjergji kishte intuitën të konceptonte në mënyrë të menjëhershme thjeshtësinë, temat pa ngarkesa të forta, dhe deri diku ironike. Këto tipare ishin edhe arsyeja e bashkëpunimit tonë, që mbetet emblematike me filmin “Parullat”. Kujtoj se mbasi botova librin “Parullat” dhe shkrova skenarin, producenti francez  më kërkoi që të gjeja një regjisor shqiptar nga brezi i ri. Në atë kohë mbaj mend që Gjergji sapo kishte filluar të dallohej krahas Besnik Bishës, Fatmir Koçit e Artan Minarollit. U takuam dhe folëm. Në fillim me vështirësi, por shumë shpejt realitetet tona u bashkuan në këtë produksion të parë filmik. Vitet kaluan dhe krijimtari e Xhuvanit pati gjithnjë të njëjtën lartësi. Së fundi, në Euroimazh ku, unë kam qenë përfaqësues i Shqipërisë, projekti i tij i fundit, “Liqeni im” pati mbështetje të madhe. Ndodh rrallë që të ketë aq shumë mbështetje në projektet evropiane. Skenari i filmit “Liqeni im” ishte nga të paktët skenarë që mori shumicën e votave. Referuar këtij fakti, jam i bindur se qoftë për Shqipërinë qoftë edhe për Euroimazhin, vepra e Xhuvanit do të mbetet një vlerë e shtuar në kinematografinë europiane. Gjergji ishte regjisori profesionist me plot kuptimin e fjalës. Si natyre të kujtonte babain e tij, Dhimitër Xhuvanin.

Ishte njeri i ngrohtë dhe i butë dhe sado që në bashkëpunime kemi pasur këndvështrime dhe mendime të ndryshme për filmin, falë zemërgjerësisë së Xhuvanit dhe tolerancës te të dyja palët, ne ruajtëm miqësinë mes nesh. Më vjen keq që nuk arrita do të bëj bashkëpunim tjetër me këtë regjisor. Gjergji duke qenë njohës i mirë i letërsisë, pasi shkruante edhe vetë  – kjo, jo se ishte thjesht “djali i artit”, djalë i një shkrimtari, por edhe falë intuitës dhe ndjeshmërisë letrare, ai ishte nga të rrallët që hynte në thelbin e tematikave sociale e shpirtërore të vendit të tij.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Virion Graçi: Peizazhi − rrëfimtari i rrezikuar

Jasunari Kavabata Njëri nga romanet më të mirë të nobelistit japonez Jasunari Kavabata “Vendi i dëborës” më jep...

“Uji, e gjithë pesha e tij” tregim nga Roxane Gay

Uji dhe dëmi prej tij nuk i ndaheshin Biankës. Kurdo që ngrinte sytë lart, kudo që ngrinte sytë lart, njollat e ujit shfaqeshin...

Joachim Röhm: Pa një karrierë solide në vendin tënd s’mund të përpiqesh “të pushtosh botën letrare” në Europë apo Amerikë

Intervistoi: Violeta Murati Ju jeni një përkthyes i rrallë i shqipes, të cilën e njihni mirë, në gjuhën gjermane. Një...

Drita dhe errësira e çmimit Nobel 2019

nga Rafia Zakaria (CNN) “Ju e dini se ishim ne që ju mbrojtëm për shekuj me radhë nga hordhitë...