Kreu Ligjëratë Në Universitetin e Prishtinës nga 19-30 gusht mbahet Seminari i 38-të Ndërkombëtar...

Në Universitetin e Prishtinës nga 19-30 gusht mbahet Seminari i 38-të Ndërkombëtar i Gjuhës, Letërsisë dhe kulturës shqiptare

Në amfiteatrin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë bëhet hapja solemne e punimeve të Seminarit XXXVIII Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, që mbahet prej 19- 30 gusht, duke u vlerësuar si një nga projektet më të frytshme për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, letërsisë e të kulturës shqiptare, por edhe me albanalogjinë përgjithësisht. Drejtor i këtij seminari është prof.asoc.dr. Shkumbin Munishi, me bashkëdrejtore prof.dr. Dhurata Shehri. Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare është themeluar në vitin 1974 pranë Fakultetit të Filologjisë (atëherë: Fakulteti Filozofik) të Universitetit të Prishtinës. Ky Seminar organizohet për studiues e studentë që merren me probleme të gjuhës, të letërsisë e të kulturës shqiptare, po edhe me albanologjinë përgjithësisht. Seminari ka zhvilluar gjithsej tridhjetë e shtatë sesione. Në vitet 1995 e 1996 sesionet e këtij Seminari u mbajtën në Tiranë në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë e të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Sesionet 19 dhe 20 (2000-2001) janë organizuar në bashkëpunim me Institutin e Gjuhësisë dhe të Letërsisë të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë. Programi bazë i Seminarit XXXVIII është: 1.Kurse intensive të mësimit të shqipes (tri nivele); 2. Ligjërata të gjuhësisë shqipe; 3. Ligjërata për letërsinë shqiptare; 4. Ligjërata për kulturën shqiptare; 5. Referime shkencore; 6. Ligjërata të përgjithshme; 7. Tryeza të rrumbullakëta; 8. Tryeza e doktorantëve: 9. Program kulturor plotësues për t’i njohur seminaristët me bukuritë natyrore, me veprimtari të kulturore e të mira të tjera në qendra të Kosovës. Temat bosht të Seminarit për sesionet shkencore (29 – 30 gusht 2019) janë: 1. Gjuhësi: Struktura e shqipes aktuale. Gjendja dhe përshkrimi i sistemit fonologjik dhe fonetik të shqipes aktuale; Gjendja dhe përshkrimi i sistemit morfo-sintaksor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi i sistemit leksiko-semantik dhe stilistikor të shqipes; Gjendja dhe përshkrimi i varieteteve aktuale të shqipes. 2. Letërsi: Si ëndërrohet në letërsinë shqipe. Ëndrra romantike: individi dhe shoqëria në letërsinë shqipe; Alegoritë moderne të ëndrrës; Imagjinari modern në letërsinë shqipe mes ëndrrës dhe rêverie; Ligjërimi onirik si paradigm stilistike; Ëndrra dhe letërsia fantastike; Ëndrra si “realitet” tjetër. 3. Kulturologji: Rrjetet sociale, politika dhe etika. Llojet e rrjeteve sociale; Kultura në rrjetet sociale; Mediat në rrjetet sociale; Politika në rrjetet sociale; Etika në rrjetet sociale; Drejtimet e zhvillimit të rrjeteve sociale.

Ligjëratat në seminarin e XXXVIII

E MARTË, 20 GUSHT 2019

Ora 13:00 Ligjëratë: Rexhep Ismaili: Ndarja dialektore e shqipes dhe konteksti ballkanik

Ora 18:00 Referime: Xhavit Beqiri: Ideologjia gjuhësore dhe gjuha e mësimit; Albana Deda Ndoja: Mbi emergjencën e një hartimi të një gramatike të re për shqipen dhe disa probleme të trajtimit aktual të Gramatikës I në rrafsh morfologjik; Anila Kananaj dhe Shezai Rrokaj: Parime për hartimin e një fjalor të gjuhës shqipe të ilustruar për fëmijë; Maxim Makartsev: Përdorimi i fjalive të varura kundrinore me ose pa lidhëzën “se” në shqipen e sotme; Berton Sulejmani: Kongruenca e kryegjymtyrëve dhe funksioni sintaksor i lidhëzës ndërsa në gjuhën shqipe

E MËRKURË, 21 GUSHT 2019

Ora 11:00 Tryeza (Ora e Bogdanit) me rastin e 330 vjetorit të vdekjes së Pjetër Bogdanit

Kujtim M. Shala: Libri i Bogdanit; Evalda Paci: Cuneus prophetarum (1685), një vepër madhore në shërbim të dijes dhe atdhetarisë; Dom Lush Gjergji: Imzot Pjetër Bogdani, njeri i fesë, kombit dhe kultures.

Ora 18:00 Ligjëratë: Evalda Paci: “Një traditë gjurmimesh albanologjike mbi historinë e jetës dhe bëmave të Gjergj Kastriotit-Skënderbeut”.

E ENJTE, 22 GUSHT 2019

Bardh Rugova: E ardhmja në bast: futuri i shqipes

Ora 18:00 Ligjëratë: Erenestina Halili: Drama dhe Teatri shqiptar 1879-1942, fakte dhe të dhëna të reja, të papublikuara.

E PREMTE, 23 GUSHT 2019

Ora 11:00 Tryezë: Trashëgimia kulturore e Kosovës: politikat dhe poetikat e “trashëgimizimit”

Florina Jerliu, Shemsi Krasniqi, Arben Hajdari, Arsim Canolli

Ora 13:00 Ligjëratë: Teuta Abrashi: Disa veçori morfo-sintaksore të shqipes së sotme

Ora 18:00 Referime: Arbnora Dushi: Kompleksiteti i raportit motër-vëlla: një vështrim antropologjik mbi baladat dhe këngët popullore shqiptare; Borislava Ivanova: Mitologjia e Politikës. Historia si alegori në romanet e Ismail Kadaresë; Kristina Kushlova: Rëndësia e veprimtarisë së Josifit Bageri; Dens Dimiņš: Një gjuhe e vogël në një roman e madh: Shqipja në Finnegans Wake i Xhejms Xhojsit; Arben Hoxha: Leximi, hermeneutika dhe teknologjia

E HËNË, 26 GUSHT 2019

Ora 11:00 Tryeza për Eric Hamp-in dhe Idriz Ajetin

Ora13:00 Ligjëratë: Anton Pançev: Ndikimi i shqipes mbi të folmet e fshehta muratore

në Bullgari

Ora 18:00 Prezantim i librit: Georgi Georgiev: Marrëdhëniet politike bullgaro-shqiptare (1908-1915). Sofje, 2019

Ora 18:00 Referime: Aleksandër Novik: Praktikat mjekësore popullore si resurs i sigurimit të jetës në fshatrat arnaute të Detit Azov në fillim të shekullit XXI; Maria Morozova: Ndërtimet e tipit ‘që + lidhore’ dhe lidhorja në gjuhën e sotme shqipe: veçoritë kuptimore dhe përdorimi; Vladimir Georgiev Vladimirov: “Strategji dhe metoda inovative për të mësuar më shpejt një gjuhë të huaj në konktekstin e studimeve akademike të gjuhës shqipe si gjuhë e dytë”; Vesel Lekaj: Manastiri i Deçanit

E MARTË dhe MËRKURË, 27-28 GUSHT 2019

Sesioni i doktorantëve në Letërsi dhe Gjuhësi

SESIONI SHKENCOR I GJUHËSISË

E ENJTE, 29 GUSHT 2019

Ora 9:00 Seanca I -II: Rrahman Paçarizi: Ripërcaktim i mënyrave të fjalëformimit në gjuhën shqipe’; Julie Kolgjini: Zhvendosja e trajektores së stigmës: Dukuria shibboleth në shqipen bashkëkohore; Kledi Shegani dhe Helena Grill: Ndryshime strukturore të gjuhës shqipe nën ndikimin e gjuhëve të huaja; Hysnie Haxhillari (Hyska): Vështrim gjenerativist i klasës së përemrave në gjuhën shqipe; Imri Badallaj: Struktura dialektore e shqipes sot; Lindita Sejdiu – Rugova: Klauzat e nënrenditura në shqipe; Aleksandr Yu. Rusakov: Marrëdhëniet sinonimike midis lidhëzave se dhe që në gjuhën shqipe; Marek Majer: Parahistoria indoevropiane e fjalës shqipe për ‘motrën’; Naser Pajaziti: Mbi drejtshkrimin e disa fjalëve te shqipes; Rozana Rushiti: Struktura e shqipes aktuale në stilin e letërsisë artistike; Shkumbin Munishi: Grupet e bashkëtingëlloreve në shqipe; Elsa Skënderi: Metafora konceptuale në ligjërimin politik në Shqipëri.

E PREMTE, 30 GUSHT 2019

Ora 9:00 Seanca III:  Idriz Metani: Shtresa leksikore në zhvillim në leksikun e shqipes së sotme;  Shpëtim Elezi: Prirje të reduktimit të sistemit rasor në gjuhën shqipe (Format përemërore neve/juve); Mustafa Ibrahimi: Varietet në të folmen shqipe të Prilepit dhe Krushevës më parë dhe sot; Flora Koleci: Struktura argumentore e foljeve si diktuese e strukturës së fjalisë së thjeshtë dhe asaj të përbërë; Delina Binaj: Përshkrimi i strukturave gjuhësore të gjinizuara si sfidë për reflektimin e ndërtimit të identiteteve gjinore në gjuhën shqipe.

SESIONI SHKENCOR I LETËRSISË

Si ëndërrohet në letërsinë shqipe: E ENJTE, 29 GUSHT 2019

Ora 9:00 Seanca I: Kujtim M. Shala: Vetja tjetër ; Lili Sula: E vërtedukshmja e ëndrrës kadareane; Vjollca Osja: Ëndrra, ëndërrimi, dhe ligjërimi onirik si prosede krijuese (rasti i Koliqit, Kutelit e Gungës); Anton Berishaj: Poetika e ëndërrimit dhe e ëndrrës – Martin Camaj dhe Anton Pashku; Edlira Tonuzi Macaj: ‘Lojë’ andrrimesh në katër modele (Mjedja, Koliqi, Camaj, Zorba); Dhurata Shehri: Nga “Andra e jetës” te “Pallati i ëndrrave”, si e ka shkruar letërsia shqipe jetën, ëndrrën e pushtetin; Belfjore Zifla Qose: Paqartësia e kufirit mes ëndrrës dhe reales në romanin Rrathë të M. Camajt; Jorina Kryeziu (Shkreta): Narracioni në trajtë zgjëndre tek Aksidenti i Kadaresë; Vehbi Miftari: Ândrra romantike: Nation in potential; Ermir Xhindi: Epifani poetike të I. Kadaresë ose Sprovë mbi një tipologji të mundshme të vendit poetik të Ëndrrës.

Ora 16:00 Seanca II: Eljon Doçe: Ëndrra e një nate pa gjumë; Afrim Rexhepi: Sublimja dhe ëndrra në romanin Pallati i ëndrrave nga Ismail Kadare; Jolanda Lila: Ligjërimi onirik në poezinë e Ali Podrimjes; Drita Isufaj: Ëndrra në Eposin e Kreshnikëve në suazën e eposeve të tjerë mesjetarë e paramesjetarë; Vjola Isufaj: Ëndrra për të “pambërrishmen (“Floçka”, A. Pashku; “Një zog lëngon”, M. Camaj);Anila Mullahi: Të jetosh jetën në një ëndërr-mashtrim: përjetim në poezinë e Agollit; Alma Dema Tërshalla:Digresioni kohor si refleks onirik te Gjâma e Erës; Loreta Loli: Ëndrra në prozën poetike të Lumo Skëndos; Brikena Smajli: Topika e ëndrrës; nga Pedro Calderon de la Barca tek Ndre Mjeda; Albanë Mehmetaj: Si ëndërron personazhi i Koliqit?; Edlira Gugu: Endrra te shkrimtarët romantikë (nga De Rada te Naimi e Mjeda) dhe kritika letrare shqipe

E PREMTE, 30 GUSHT 2019

Ora 9:00 Seanca III: Edmond Çali: Ëndrra në strukturën e prozës së shkurtër dhe të mesme të Kasëm Trebeshinës; Kastriot Gjika: Poetika të ëndrrës në letërsinë e filllimeve të modernitetit letrar shqiptar; Virion Graçi: Kufijtë midis ëndrrës dhe realitetit në romanin ‘Gjemia e mbytur’ i Fatos Kongolit: Ëndërra si realitet dhe realiteti si botë onirike; Jorida Sotiri: Mitrush Kuteli, protagonist i një ëndrre në kufijtë e fantastikes.

SHKRUAJ NJË PËRGJIGJE

Ju lutem lini komentin tuaj!
Ju lutemi shënoni emrin tuaj këtu

Artikujt më të fundit

Virion Graçi: Peizazhi − rrëfimtari i rrezikuar

Jasunari Kavabata Njëri nga romanet më të mirë të nobelistit japonez Jasunari Kavabata “Vendi i dëborës” më jep...

“Uji, e gjithë pesha e tij” tregim nga Roxane Gay

Uji dhe dëmi prej tij nuk i ndaheshin Biankës. Kurdo që ngrinte sytë lart, kudo që ngrinte sytë lart, njollat e ujit shfaqeshin...

Joachim Röhm: Pa një karrierë solide në vendin tënd s’mund të përpiqesh “të pushtosh botën letrare” në Europë apo Amerikë

Intervistoi: Violeta Murati Ju jeni një përkthyes i rrallë i shqipes, të cilën e njihni mirë, në gjuhën gjermane. Një...

Drita dhe errësira e çmimit Nobel 2019

nga Rafia Zakaria (CNN) “Ju e dini se ishim ne që ju mbrojtëm për shekuj me radhë nga hordhitë...